OIK dënon sulmin ndaj infermierëve

Aktuale

OIK dënon sulmin ndaj infermierëve

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Oda e Infermierëve të Kosovës e dënon ashpër sulmin që ka ndodhur ndaj dy infermierëve të Shërbimit Emergjent të Spitalit Regjional të Mitrovicës, dhe shprehë keqardhje për kolegët që kanë pësuar lëndime.

Përmes një njoftimi për media OIK e ka vlerësuar si akt qyqar dhe të papranueshëm sulmin ndaj kolegëve infermierë, OIK kërkon nga Prokuroria dhe Organet Gjyqësore që të ndërmarrin veprime ligjore ndaj gjithsecilit që merr guximin të çojë dorë për të sulmuar fizikisht infermierët dhe profesionistët tjerë shëndetësorë.

Po ashtu, OIK apelon tek pacientët dhe gjitha palët e treta që të mirëkuptojnë rrethanat në të cilat shpesh-herë gjenden stafi infermieror por edhe profesionistët tjerë shëndetësor gjatë detyrave të tyre dhe të jenë sa më bashkëpunues sepse kjo është edhe në të mirë të shëndetit të tyre.

Siç thuhet në njoftim, Kosova edhe ashtu po përjeton një dramë të largimit të shumtë infermierëve nga vendi dhe raste të tilla vetëm shtojnë pasigurinë dhe i kontribuojnë kësaj klime të largimit të infermierëve nga vendi”.

“Po ashtu, kërkojmë nga institucionet që të rrisin nivelin e sigurisë së punonjësve në vendin e punës, qoftë edhe duke siguruar prezencë policore pranë shërbimeve emergjente, ku këto raste të sulmeve janë në rritje”, thuhet në fund të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat