Lajmërohet Vjosa Osmani, paralajmëron që nëse ...

Aktuale

Lajmërohet Vjosa Osmani, paralajmëron që nëse ...

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 15:48
Vjosa Osmani

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur edhe një herë për bisedimet që kjo parti po zhvillon me Lëvizjen Vetëvendosje në funksion të arritjes së marrëveshjes për Qeverinë e re.

Osmani ka thënë respekti reciprok është i domosdoshëm në mënyrë që bisedimet të vazhdojnë në mënyrë normale. Osmani ndër të tjera ka potencuar se në këtë moment kur qytetarët kanë vendosur për ndryshim është e nevojshme të ndalen fushatat linçuese nga të dy palët.

Është tejet me rëndësi që në një moment me rëndësi historike ku qytetarët kanë dëshmuar se dëshirojnë ndryshim përmes LDK dhe VV tek ne mbetet që ta respektojmë atë vullnet. Respekti reciprok është i domosdoshëm dhe po ashtu është e rëndësishme të ndalen edhe fushtata linçuese, në mënyrë qwë të dy partitë kur të ulen në tryezë në një atmosferë pozitive.

Osmani ka thënë se nuk e di kur do të zhvillohet takimi i radhës mes dy liderëve të partisë, porse presin që VV ta thërrasë takimin e radhës.

“Ne jemi të interesuar për bashkëpunim afatgjatë me VV. Për takim besoj se do të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur por nuk kemi ndonjë e saktë. Vetëvendosja si parti e parë presim që ta thërrasë takimin e radhës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat