OAK: Qeveria dhe SBASHK-u ta kenë prioritet kualitetin dhe jo vetëm pagat

Aktuale

OAK: Qeveria dhe SBASHK-u ta kenë prioritet kualitetin dhe jo vetëm pagat

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Oda e Afarizmit të Kosovës OAK shprehet e shqetësuar me gjendjen e arsimit në Kosovë, e cila edhe kësaj radhe u tregua në testin ndërkombëtar të PISA-s, duke u renditur ndër vendet me rezultatet më të dobëta jo vetëm në Evropë, por edhe në Afrikë.

OAK kërkon nga SBASHK-u që prioritet ta ketë arsimin dhe cilësinë e saj dhe jo vetëm rritjen e pagave, duke marrë parasysh faktin se edhe përkundër që Kosova ka papunësinë më të madhe në Evropë dhe rajon, pagat e mësimdhënësve në vendin tonë janë ndër më të lartat në rajon, ndërsa niveli dhe cilësia e arsimit më e dobët se Afrika.

Për më tepër, OAK konsideron se institucionet duhet të ndërmarrin masa menjëherë, në mënyrë që të krijohen mekanizma për reforma në fushën e arsimit dhe të inkorporohen edhe shkollat profesionale, ku të rinjtë do të avancoheshin dhe do të kishin një arsimim më kualitativ.

Oda e Afarizmit të Kosovës rekomandon Qeverinë e Kosovës dhe MASHT-in, institucionet e tjera kompetente, për komunikim urgjent arsim-biznes, në mënyrë që të prodhohen kuadro në bazë të kërkesës së tregut, të hapen shkollat profesionale dhe të ndërlidhen me punë praktike në biznese.  

Ndryshe, OAK në vazhdimësi ka ngritur zërin dhe ka dhënë rekomandime Qeverisë së Kosovës për zbutjen e papunësisë, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien, duke i njoftuar zyrtarët qeveritarë dhe institucionet me problemet dhe ngecjet ekonomike të cilat po rriten dita-ditës.

Në fund, OAK i bën thirrje qeverisë së ardhshme që të tregohet më vigjilente në këtë aspekt shumë të ndjeshëm dhe qenësor për vendin tonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat