Geci: Ja pse po e dëshiron LDK-ja postin e presidentit

Aktuale

Geci: Ja pse po e dëshiron LDK-ja postin e presidentit

Nga: N.Sh Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 21:21
Gani Geci

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci thotë se lufta për pushtet është e drejt.

Ai duke folur për postin e presidentit thotë se nuk është ndonjë post shumë i rëndësishëm përveç shpërndarjes së dekoratave.

Ai thotë se sikur Vetëvendosje ashtu edhe LDK-ja e din që nuk munden me marrë këtë post pa njëra tjetrën.

“Vetëvendosje e din që nuk mundet me marr postin e presidentit pa LDK-në, ashtu sikurse LDK-ja qe nuk mundet dhe po mundohet që ta merr. Krejt këto janë shtyrje për një post jo të parëndësishëm”, tha Geci.

Ai shton se LDK-ja ka dëshirë me pas postin e presidentin pasi nuk e kanë postin e kryeministrit.

“Unë nuk po shoh post shumë të rëndësishëm të presidentit përveç shpërndarjes së dekoratave”, tha tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat