Sivjet s’hiqen vizat

Aktuale

Sivjet s’hiqen vizat

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 08:47
Foto

Edhe 2019-a do të përmbyllet pa liberalizim të vizave. Kështu kanë deklaruar nga Ministria e Integrimit Evropian, të cilët theksojnë se aktualisht janë shuar gjasat që qytetarët të lëvizin lirshëm nëpër Evropë deri në fund të këtij viti.

Njëjtë pohojnë edhe njohësit e çështjeve integruese, të cilët, pavarësisht deklarimeve, shtojnë se kanë mbetur edhe disa hapa për t’u plotësuar deri në liberalizim.

Liberalizmi i vizave për Kosovën nuk do të ndodhë as këtë vit. Pavarësisht deklarimeve të kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt se Kosova do ta marrë liberalizimin e vizave si dhuratë për Krishtlindje, një gjë e tillë po konsiderohet e pamundur të ndodhë.

Nga Ministria e Integrimit Evropian pohojnë se janë shuar gjasat që për këto katër javë sa kanë mbetur qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat