Deputeti i Vetëvendosjes tregon taktikat të cilët po i përdorë LDK-ja ndaj VV-së - Bota Sot
Deputeti i Vetëvendosjes tregon taktikat të cilët po i përdorë LDK-ja ndaj VV-së

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes tregon taktikat të cilët po i përdorë LDK-ja ndaj VV-së

Nga: A.M. Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 11:17
Isa Mustafa, Albin Kurti

Kandidati për deputet nga VV-ja, Hekuran Murati, e quajtur ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje, karshi Lidhjes Demokratike të Kosovës si tejet gjeneroze.

Ai ka krahasuar deklaratat e zyrtarëve të LDK-së para dhe pas zgjedhjeve, duke thënë se para zgjedhjeve kanë deklaruar se “posti i Kryeministrit do duhej t’i takonte Fituesit. Pas zgjedhjeve, ka gati dy muaj që nëpër studio televisive flasin për “koeficientë” e për “pesha” të posteve”.

Postimi i plotë:

Oferta e Fituesit për të harmonizuar programin me partnerin qeverisës si dhe për të ndarë përgjegjësinë e qeverisjes përgjysmë, është ofertë tejet gjeneroze. Kjo në vetvete tregon për vullnetin e Fituesit që, të arrihet një marrëveshje e cila respekton partnerin dhe siguron mirëbesim në qeverisje.

Për sa i përket vullnetit të palës tjetër, mjafton të shihet kronologjia e pozicionit të tyre.

Para zgjedhjeve, kur mendonin se do dilnin të parët, thanë se posti i Kryeministrit do duhej t’i takonte Fituesit. Pas zgjedhjeve, ka gati dy muaj që nëpër studio televisive flasin për “koeficientë” e për “pesha” të posteve.

Para zgjedhjeve, kur mendonin se do dilnin të parët, thanë se posti i Presidentit nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve për formimin e qeverisë, sepse kandidati do duhej të ishte konsensual. Pas zgjedhjeve, nga vendi i dytë, thonë se posti i Presidentit “u takon”, dhe nuk bën ndryshe.

Para zgjedhjeve, kur u ofruam që përgjegjësitë të ndahen në dy blloqe të barabarta, ku njëri bllok kishte postin e Kryeministrit me gjysmën e ministrive, dhe blloku tjetër Kryeparlamentarin me gjysmën e ministrive dhe u thamë të zgjedhnin, thanë se “nuk mund të bëhet ndarja kësisoj sepse nuk jemi të barabartë”, sepse atëherë mendonin se do dilnin të parët.

Thënë shkurt, tani kur JANË të dytët, kanë kërkesa më të mëdha sesa atëherë kur MENDONIN se do dilnin të parët.

Ky nuk është vullnet i mirë. Vullneti i mirë duket ndryshe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat