Drejtori i Policisë flet për Llepotën, ja kur do të arrestohet - Bota Sot
Drejtori i Policisë flet për Llepotën, ja kur do të arrestohet

Aktuale

Drejtori i Policisë flet për Llepotën, ja kur do të arrestohet

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 18:51
Llepota

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj i ftuar në emisionin Frontal, ka thënë se arrestimi i Astrit Mehmetit i njohur me nofkën “Llepota” është çështje orësh.

Sipas Qalajt, Mehmeti do të arrestohet në momentin kur ta kuptojnë vendndodhjen e tij.

 “Në momentin e parë që kemi informacion ku është Astrit Mehmeti, do ta arrestojmë. Jemi duke punuar, besoj që do të arrestohet shumë shpejt. Është cështje e hetimeve dhe verifikimit të vendndodhjes, në momentin e parë që merret vesh vendndodhja e tij, nuk ka person që është i paprekshëm, është çështje orësh ose ditësh kur do të arrestohet” tha Qalaj.

Drejtori i Policisë së Kosovës u shpreh se Mehmeti ka kryer një vepër të tmerrshme dhe për këtë do të japë përgjegjësi.

I pyetur nëse ka mundësi që të mos jetë në krye të Policisë me Qeverinë e re, Qalaj ka thënë se për të është e rëndësishme që Policia të funksionojë.

“Për mua është e rëndësishme që të funksionojë, por nuk është e rëndësishme kush do të jetë drejtor i përgjithshëm i Policisë”, ka thënë Qalaj. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat