Deputeti i VV-së: Kurti Kryeministër, Mustafa President, Osmani Kryeparlamentare - Bota Sot
Deputeti i VV-së: Kurti Kryeministër, Mustafa President, Osmani Kryeparlamentare

Aktuale

Deputeti i VV-së: Kurti Kryeministër, Mustafa President, Osmani Kryeparlamentare

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 20:13
Albin Kurti dhe Haki Abazi

Gjashtë ditë pasi Haki Abazi i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, ai kishte propozuar që Isa Mustafa të jetë President i Kosovës.

Abazi, që tashmë është certifikuar nga KQZ-ja si deputet i ardhshëm i partisë së Albin Kurtit, më 26 gusht të këtij viti, në facebook ishte deklaruar që shefi i tij të jetë Kryeministër i vendit.

Ndërsa, në të njëjtin postim, ai postin e presidentit ia kishte ‘rezervuar’ Isa Mustafës.

Madje, Haki Abazi partnerit të mundshëm të partisë së tij, ia kishte ndarë edhe pozitën e kryeparlamentarit.

Ai thoshte se LDK-ja duhet ta marrë këtë pozitë për t’a zgjedhur Vjosa Osmanin në krye të saj, por edhe në krye të partisë.

“Isa Mustafa President
Albin Kurti- Kryeministër
Vjosa Osmani- Kryetare e LDK dhe Kryeparlamentare”, kishte shkruar Abazi në facbook më 26 gusht 2019, derisa në VV kishte aderuar 6 ditë më herët, më 20 gusht 2019.

Postimi i tij vazhdon të jetë publik në profilin e tij në facebook.

Image

Ndërkohë që pikërisht pozita e Presidentit duket se ka luhatur mundësinë që VV-ja si fituese e zgjedhjeve dhe LDK-ja si partia e dytë e dalë nga votimet e 6 tetorit të arrijnë një marrëveshje të mundshme për bashkëqeverisje.

LDK-ja insiston që posti i Presidentit t’i takojë kësaj paritë, derisa VV-ja nuk do që kjo pozitë shtetërore të përfshihet në marrëveshje për koalicion paszgjedhor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat