Avokati Koci: Do ta mbroja Vuçiqin pa pagesë, nëse e pranon fajësinë për mohimin e Masakrës së Reçakut - Bota Sot
Avokati Koci: Do ta mbroja Vuçiqin pa pagesë, nëse e pranon fajësinë për mohimin e Masakrës së Reçakut

Aktuale

Avokati Koci: Do ta mbroja Vuçiqin pa pagesë, nëse e pranon fajësinë për mohimin e Masakrës së Reçakut

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 21:20
Arianit Koci

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke folur për dënimin e ish-ministrit serb, të Kosovës, Ivan Todosijeviq, e quajti vetë Masakrën e Reçakut trillim e të inskenuar nga William Walker.

Zyrtari i Listës Serbe, ndërkaq, u dënua me 2 vjet burgim, pikërisht se kishte bërë deklaratën e njëjtë për këtë masakër.

Megjithëkëtë, Prokuroria Speciale nuk ka dhënë informata nëse për deklarimet e Vuçiqit do të mund të nisë një hetim.

Por, një avokat i cili përfaqësoi një familje që pati viktima në masakrën e Reçakut, Tomë Gashi, ka ushtruar tashmë kallëzim penal ndaj president të Serbisë.

Mirëpo, avokati Arianit Koci ka thënë se institucionet e drejtësisë do ta kenë të vështirë ta hetojnë presidentin e Serbisë për këtë deklaratë.

Koci ka deklaruar se “do ta mbroja Vuçiqin pa pagesë, nëse e pranon fajësinë për mohimin e Masakrës së Reçakut”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat