“LDK-ja çmend Serbinë, është Akademi e Shkencave Politike edhe për LVV-në”

Aktuale

“LDK-ja çmend Serbinë, është Akademi e Shkencave Politike edhe për LVV-në”

Nga: N.Sh Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 21:29
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Arbër Gashi thotë se LDK-ja është Akademi e Shkencave Politike në raport me Lëvizjen Vetëvendosje.

Gashi përmes një postimi në Facebook, thotë se prej LDK-së duhet të mësohet se si bëhet dialogu dhe si duhet me çmend Serbinë.

Ky është postimi i Gashit:

Prej LDK-së mësoni se si bëhet dialogu. Mësoni se si duhet me e çmend' Serbinë, pa pasur nevojë me u çmend' vet. LDK-ja është duke ju tregu që politika nuk është moral, e as shkencë morali. LDK-ja po ju tregon, për ata që lexojnë përtej filxhanit t'vet, se në politikë nevojiten njerëz të moralshëm, të cilët, në ballafaqim me sfidat, e ruajnë ekuilibrin mendorë dhe ofrojnë zgjidhje pa i dëmtuar raportet njerëzore, shoqnore dhe familjare. LDK-ja, na pëlqeu apo jo, po dëshmohet si Akademi e Shkencave Politike, veçanërisht në raport me LVV-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat