“Kujdes nga deklaratat që helmojnë pusin”, kujt po i drejtohet Haki Abazi?

Aktuale

“Kujdes nga deklaratat që helmojnë pusin”, kujt po i drejtohet Haki Abazi?

Nga: A.M. Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 10:20
Haki Abazi

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar pas akuzave dhe deklaratave të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar të kenë kujdes se  “deklaratat që helmojnë pusin ku të gjithë jemi të detyruar të pijmë ujë”.

Postimi i plotë:

Të përballur me të keqën e 20 viteve dhe gjëndjen në të cilën jemi si vend, nuk duhet hargjuar edhe një gram energji e as një sekond kohë për të qenë bashkëfajtor me ata që e krijuan këtë gjendje e që nuk u votuan më, për stërzgjatjen e vuajtjeve prej së cilave çdo i dyti dëshiron të largohet.

Kujdes deklaratat që helmojnë pusin ku të gjithë jemi të detyruar të pijmë ujë. Përmbajtja nga deklarimet e panevojshme, është ushqim për rezultatin e duhur përfundimtar. Ndonjëherë edhe kërkimfalja dhe tërheqja për t’i lëshuar vend zgjidhjes, duhet të shihet si opcion e vlerë në jetën tonë publike.

Punë të mbarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat