Milaim Zeka e quan superhajvan Vuçiqin, ja si e fyen edhe Listën Serbe - Bota Sot
Milaim Zeka e quan superhajvan Vuçiqin, ja si e fyen edhe Listën Serbe

Aktuale

Milaim Zeka e quan superhajvan Vuçiqin, ja si e fyen edhe Listën Serbe

Nga: N.Sh Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 10:21
Aleksandër Vuçiq, Milaim Zeka

Ish-deputeti i Kosovës, dhe kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar ashpër ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili e mohoi masakrën e Reçakut.

Zeka përmes një postimi në Facebook, Vuçiqin e quan superhajvan, bashkë me Listën Serbe.

E për këta të fundit Zeka ua vendos edhe një epitet, “zorrë e trashë”.

Krejt kjo ka ardhë pas fyerjeve që Vuçiqi dhe Lista Serbe po bëjën për masakrën e Reçakut dhe viktimat shqiptare.

Postimi i plotë:

Pse Vuçiqi eshte superhajvan me keta te Listes Serbe

Ne vend qe ai te merret me zhvillimin ekonomik te Serbise, ne vend qe ai ta rrise mireqenjen e qytetareve te Serbise, ne vend qe te shqetesohet per 2 milion serbe qe duan te ikin nga vendi te cilin ai e drjeton, merret me msakren e Reçakut.

Edhe kjo Zorra e Trashe e Vuçiqit qe quhet Lista Serbe, njesoje vepron. Keta, ne vend qe te merren me jeten e minoritetit serb ne Kosove, merren me perrallat e shefit te tyre ne Beograd. Pak na i kane vra familjaret tane tani edhe kufomat po na i fyejne.

Pis milet jane te tillet... Serbet nuk perfaqesohen nga injorant e fashist te tille, qe me ju ardhe dita ja kalojne Millosheviçit!  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat