Miku i Kosovës William Walker gjatë luftës në Malishevë - Bota Sot
Miku i Kosovës William Walker gjatë luftës në Malishevë

Aktuale

Miku i Kosovës William Walker gjatë luftës në Malishevë

Nga: N.H Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 10:36
William Walker

William Walker ishte zëri më i fuqishëm për gjenocidin në Reçak.

Lufta e bërë në Reçak, e cila kulmoi me Masakrën e Reçakut, u bë lajm i botës me anë të fotografive por edhe zërit të diplomatit amerikan William Walker.

Masakra e 15 janarit 1999 ishte ndër më të tmerrshmet në Kosovë, dhe Walker ishte ai që e përhapi nëpër botë lajmin se në Kosovë popullsia po vritej nga serbët.

Një foto e rrallë e publikuar nga Esat Shala, shihet William Walker gjatë luftës në Malishevë. Fotoja besohet se është realizuar gjatë vitit 1998-të.

Kujtojmë se Walker morri detyrën të hetonte më shumë këtë Masakër, ndërsa vetëm tri ditë më pas, Qeveria e Jugosllavisë e shpalli atë persona non grata.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat