Deputeti i zgjedhur i VV-së tregon disa nga detajet që janë pajtuar me LDK-në, ky është qëndrimi i tij për postin e presidentit - Bota Sot
Deputeti i zgjedhur i VV-së tregon disa nga detajet që janë pajtuar me LDK-në, ky është qëndrimi i tij për postin e presidentit

Aktuale

Deputeti i zgjedhur i VV-së tregon disa nga detajet që janë pajtuar me LDK-në, ky është qëndrimi i tij për postin e presidentit

Nga: N.H Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:31
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se më partinë e Isa Mustafës janë pajtuar që t’a ç’kapin shtetin, ta rikthejnë rendin dhe ligjin, t’i luftojnë me mjetet e shtetit ligjor praktikat korruptive të instaluara në shtetin e Kosovës.

Sipas tij, presidenti duhet të jetë i paanshëm, mbi palët, figurë që synon të jetë unifikues i gjithë klasës politike dhe i shoqërisë.

Ai nënvizon se koalicioni VV-LDK ka nevojë për një marrëveshje për të ndërtuar pushtetin që do ta ndërtojë dhe forcojë shtetin, dhe jo marrëveshje që do ndante pozicionet shtetërore.

Ja shkrimi i tij:

Ne jemi pajtuar që të t’a çkapim shtetin, ta rikthejmë rendin dhe ligjin, t'i luftojmë me mjetet e shtetit ligjor praktikat korruptive të instaluara ne shtetin e Kosovës, atëherë këtë duhet të reflektojmë me veprime konkrete. LDK thotë se është institucionaliste, se e përjeton shtetin si vlerën më të lartë të organizimit shoqëror e politik se ka përvojë në qeverisje etj.

Shumë mirë. Këto janë vlerat që na bashkojnë. Por Kushtetuta e Republikës së Kosovës, nga mënyra se si e përvijon funksionin e presidentit, kompetencat, kriteret dhe atributet që ja përshkruan një pozicioni të tillë, imponon nevojën e që ai të jetë i paanshëm, mbi palët, figurë që synon të jetë unifikues i gjithë klasës politike dhe i shoqërisë. Pra presidenti është shprehje kuptimplote e shtetit, jo e pushtetit. Ai nuk ushtron pushtet. Me kompetencat e tij në fushën e mbrojtjes, sigurisë, drejtësisë dhe diplomacisë pra përfaqësimit të shtetit, ai doemos duhet të jetë sa më konsensual, nëse duam shtet ndryshe nga çfarë e kemi pasur deri më sot.

Dakord me të drejtën për të propozuar kandidatë, kritere e profile konform kritereve, por kjo nuk mund të bëhet jashtë konceptit për çkapjen e shtetit dhe instalimin e rendit dhe të ligjit për cka ne jemi votuar masivisht nga Populli i Kosovës. Marrëveshja për të ndërtuar pushtetin që do ta ndërtojë dhe forcojë shtetin, jo marrëveshja që do ndante pozicionet shtetërore në një mënyrë ndryshe nga sa na e përcakton Kushtetuta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat