A e kaloi mo Nisma pragun: 6 ngjarjet politike që u bën hit në Facebook

Aktuale

A e kaloi mo Nisma pragun: 6 ngjarjet politike që u bën hit në Facebook

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Njëra nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2019 është dorëheqja e Kryeministrit Ramush Haradinaj nga detyra, dhe si e do rendi duhej të shpalleshin menjëherë zgjedhjet e jashtëzakonshme, ashtu edhe u bë. Në këtë mes ajo që u kthye në hit nëpër rrjetet sociale, pas këtyre zgjedhjeve qe se a do ta kalojë Nisma pragun a po jo.

Por, kjo nuk qe shakaja e vetme që përoduesit kosovarë të rrjetit social Facebook, e shpërndanë e shkruan me dhjetra herë nëpër faqe të ndryshme. Edhe telefonata e rreme e komedianëve rusë me Haradinajn, pastaj komeplimeti që ky i fundit i dha Zonjës së Parë, etj.

Metro ka përzgjedhur 6 nga këto ngjarje që u kthyen në shaka në rrjetin social Facebook, ku protagonistë janë liderët e partive politike të Kosovës: Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti.

1. Pragu i Nismës

Image

Fatmir Limaj dhe koalicioni i tij me AKR’në e kaluan pragun për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, por deri sa u zyrtarizua kjo nga KQZ’ja në rrjetet sociale shpërthyen komentet, në atë se a do ta kalojë Nimsa pragun a po? Publikoheshin fotografi të Limajt, shkrime të shkurta drejt tij, e çka jo tjetër. Ndërsa më epikja qe një fotografi ku i pari i Nismas, shihej duke dalë nga pragu i hyrjes së Kuvendit.

Pak ditë para 6 tetorit Fatmir Limaj ishte mysafir te Adriatik Kelmendi, ku pyetjes së moderatorit se a pret veç ta kalojë pragun, Limaj iu përgjigjë i ashpërusua.

“Ore, ne po shkojmë mi fitu zgjedhjet e ti thu a do ta kaloni pragun”, ishte shprehur Limaj.

2. Telefonata e komedianeve rusë me Haradinajn

Image

Rrjetet sociale ishte pushtuar edhe njëherë me komente qesharake edhe në muajin korrik kur Kryministri Haradinaj ra në kurthin e komedianëve rusë të njohur si Leksus dhe Vovan, Vladimir Kusnezov dhe Aleksej Stoljarov.

Haradinaj, pati bërë të ditur se e përkrahë ‘mikun e tij’, Petro Poroshenkon për zgjedhjet presidenciale në Ukrainë dhe se kryeministrit të ardhshëm, Vovan Lexusov i dëshiron të gjitha të mirat dhe fitore për ta udhëhequr Ukrainën.

Realisht, emri i kryeministrit ‘Vovan Lexusov’ është një emër i rremë, respektivisht është kombinim i emrave të dy komedianëve Vovan dhe Lexus .

Haradinaj, i është përgjigjur telefonatës të rremë kinse nga Poroshenko përmes një shkrimi në Tëitter duke mbështetur Poroshenkon për president dhe duke thënë se Vovan Lexusov (një emër i rrem•) duhet të bëhet kryeministër i Ukrainës.

“E uroj popullin ukrainas për zgjedhje të lira dhe demokratike. Mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e ardhshëm Vovan Lexusov i dëshirojë të gjitha të mirat dhe fitore për ta udhëhequr Ukrainën drejt integrimeve euroatlantike. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë së bashku si popuj të lirisë dhe prosperitetit”, kishte shkruar Haradinaj.

Të parit të Qeverisë së Kosoëvs iu ishte premtuar edhe se Kosova do të njihet nga Ukraina, nëse Poroshenko fiton zgjedhjet presidenciale.

Komedianët e kishin konfirmuar se kanë biseduar me Haradinaj në një prononcim për agjencinë ruse të lajmeve ‘Ria Novosti’, derisa kishin thënë se një gjë e tillë kishte ndodhur tre herë.

3. Qytetarët dhe Kurti në fushatë

Gjatë fushatave zgjedhore politikanët përkujdesen që t’i përshendesin dorë më dorë qytetarët e Kosovës dhe normalisht t’u kërkojnë votat, po ja që nganjëherë qëllojnë në vende të gabuara.

Albin Kurtit nuk i ka ecur mirë me një qytetar, i cili po pinte kafe dhe cigare kur Kurti me partnerët e tij po kalonte andej.

“Mos lyp vota knej o Albin, se na krejt PDK’së ja qesim”, dëgjohet teksa thotë qytetari.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

4. Seriozisht, ku je kanë ma herët, Kadri?

Image

Ndonëse nën emicione, e tejet i lumtur me atë që Ministria e Shëndëtësisë bëri për pacientët, një deklaratë drejtuar kreut të PDK’së Kadri Veselit ‘Seriozisht, ku je kanë ma herët’ u kthye në frazën më të përdorur në rrjetet sociale.

Në ditën kur u nënshkrua lista për barnat esenciale nga Ministria e Shëndetësisë, një person mori krejt vëmendjen në këtë ngjarje. Ai u bë i njohur në publik, pasi u publikua një video ku ai i thurte lavde Kadri Veselit.

Pas tërë vëmendjes që mori, ai vendosi që të sqarohet. Labinot Demi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka zbuluar se është Kryetar i Asociacionit të Personave që vuajnë nga Skleroza Multiple, dhe se edhe vetë vuan nga kjo sëmundje.

Ai ka sqaruar se i prekur thellësisht nga rasti i vogëlushes Yllka i është drejtuar Veselit me ato fjalë, por ka sqaruar se nuk është pjesëtar i asnjë partie politike.

5. Qutetari e Shiku, Isa Mustafa dhe drejtshkrimi i tij

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ishte drejtuar qytetarëve të Kosovës në rrjetin social Facebook në muajin gusht, mirëpo me apo pa qëllim ai fjalën qytetarë e ka shkruar gabim, ‘qutetarë’.

Image

“Të nderuar qutetarë. Çdo kandidat i LDK-së që identifikohet se ka pasur dhe ka problem me ligjin do të nxirret nga lista për deputetë të LDK-së. Do të veprohet sipas ligjit edhe për z. Raçi, për të cilin ka raportuar Koha Net”, ka shkruar Mustafa.

Ndërsa kujtojmë që kur filmi ‘Shok’ qe nominuar për çmimin Oscar’ atë kohë Mustafa kryemnistër ia kishte huqur emrit duke e shkruar ‘Shik’ dhe jo ‘Shok’ siç e ka filmi.

“Filmi SHIK ka rritur ta rikthejë në vëmendjen e botës dramën nëpër të cilën kemi kaluar. SHIK është dëshmi e së kaluarës dhe shkëndijë e fortë e shpresës për të ardhmen e artit dhe kulturës sonë”, ka shkruar Mustafa.

Gjithsesi të gjithë gabojmë, ndoshta angazhimet e përditshme politike e kanë shtyrë që t’i bëjë këto gabime.

6. Komplimeti për Lumen e Thaçit

Image

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në qershor e kishte bërë edhe një gaf, siç do të thoshin nga Shqipëria. Ai derisa po ulej në vendin e tij në Studime, parapritur u ballafaqua me Zonjën e Parë Lumije Thaçin, të cilën fillimisht nuk e njohu.

“Më fal se tek je ndrru krejt”, i tha Haradinaj pasi fillimisht nuk e njohu atë.

Dihet, që çdo gabim i madh apo i vogël i lëshuar nga politikanët tanë bëhet hit nëpë rrjetet sociale, fundja edhe për këto janë. E rëndësishme është Nisma e kaloi pragun, ato barna do të vijnë falas për pacientët, Kurti fitoi zgjedhjet, Mustafa di të shkruajë, dhe Haradinaj e njohu Lumen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat