Kimete Berisha e ashpër me Hashim Thaçin dhe Edi Ramën si asnjëherë me parë: Je çmend me nda Kosovën, Edi Rama çka dreqi ka! - Bota Sot
Kimete Berisha e ashpër me Hashim Thaçin dhe Edi Ramën si asnjëherë me parë: Je çmend me nda Kosovën, Edi Rama çka dreqi ka!

Aktuale

Kimete Berisha e ashpër me Hashim Thaçin dhe Edi Ramën si asnjëherë me parë: Je çmend me nda Kosovën, Edi Rama çka dreqi ka!

Nga: N.H Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 13:39
Kimete Berisha dhe Hashim Thaçi

Publicistja Kimete Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar krerët e vendit, pasi sipas saj, asnjeri nga ta nuk i reagoi presidentit të Serbisë, lidhur me deklaratat e këtij të fundit për masakrën e Reçakut.

Berisha i drejtohet Thaçit se ishte afër dhe në disponim me homologun e tij serb për ndarjen e Kosovës, madje, publicistja thotë se i pari i Kosovës ishte “çmend” për këtë ide.

“Ti ishe n'disponim krejt Kosovën me nda bashkë me Vuçiqin, je çmend me nda Kosovën, veç me pshtu veten. Ku po të dhëmb tash! Serbia nuk ka kërku falje për krimet monstruoze ndaj shqiptarëve, e as nuk i ka pranu krimet”, shkruan mes tjerash në Facebook, publicistja Kimete Berisha.

Ja shkrimi i saj i plotë:

Ti nuk je Presidenti ynë.

Pse nuk i thojshe Aleksandër Vuçiqit n'vakt dhe në sy para krejt botës për masakrat e shtetit të tij ndaj shqiptarëve, po t'u deshtën 20-të vjet me ja kthy fjalën.

U pate bë jaran me të, takohu tinëz popullit me të, ha mish, pi raki si pijandurë, rri 'slloboditu' e bë humor neandertal me të për puthje t'Mogerinit, t'ka 'zezat' si bitchin, e ti duro, me ymydin që prej krejt shokëve të t'u që i tradhtove, ta shpëtojnë serbianët 'guz.cën', veç ty, 'nipit'.

Ti ishe n'disponim krejt Kosovën me nda bashkë me Vuçiçin, je çmend me nda Kosovën, veç me pshtu veten.

Ku po të dhëmb tash!

Serbia nuk ka kërku falje për krimet monstruoze ndaj shqiptarëve, e as nuk i ka pranu krimet.
Por kjo nuk të ka pengu ty me ba marrëveshje me Daçiqin.
Prej asaj dite që e ke nënshkru marrëveshjen (19 Prill 2013), Kosova e ka marrë teposhzën dhe kurrë më s'ka pushu propaganda dhe lufta e vrazdhtë politike e diplomatike e Serbisë ndaj Kosovës, me inicialet t'ua, që do të thotë me 'aminin' tënd!

Ti je President i Turpit.
Ose duhet t'i tërheqësh inicialet nga marrëveshja me Daçiqin, ose duhet të tërhiqesh komplet nga Presidenca.

S'të ka mbetur derë tjetër e hapur, përveç dyert e mafisë së ndërtimit dhe kriminelëve.

Ti s'je Presidenti ynë.

Qe 20-të vjet na keni 'masakru', si Serbia, ti dhe partia jote.

Sa shqiptari u vra e u masakru pas luftës, nuk ka të ngjehun.
Kush u kujdes që asnjë vrasje mos m'u ndriçu.

S'keni lënë vend pa shkatërru. Derisa Serbia e ka dëmtu Kosovën 'nga jashtë', Ti e ke shkatërru Kosovën 'nga brenda'.

Për shembull, sot me policinë e Kosovës, si në kohë t'Millosheviçit, me masa të dhunshme po i dëbon punëtorët e Ministrisë së Kulturës, i ke fut duart në pasurinë dhe në kompjuterët e zyrtarëve, bash si milicia kriminale e Millosheviçit.

Dhe pse bën Ti kështu?

Për pare.

E keni kriju një shtet qind për qind të krimit, ku Ligjin dhe pasurinë e shtetit e kanë në dorë qind për qind kriminelët.

Veç s'e kuptoj çka po do me ble me ato pare të përgjakura, o i mjerë!

Nuk të ka hije pasuria, as bukuria, as dashnia, as liria.

P.S. As Edi Rama ende nuk ka reaguar ndaj Vuçiqit, për masakrën e Reçakut.

Nëse nuk reagon, kjo do të thotë se Edi Rama pajtohet me të.

Edi Rama brengoset për zemrën e Vuçiqit, kurse Ramushit nuk i përgjigjet në WhatsApp.

Edi Rama bën mini-shengen me shtetin që e mohon vrasjen e fëmijëve shqiptarë dhe me njeriun që e glorifikon kryekriminelin Sllobodan Millosheviçi.

Hajde, Hashim Thaçi po lufton m'i shpëtu burgut, po Edi Rama çka dreqi ka!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat