Përplasje verbale mes zyrtarëve të MAP-it dhe MKRD-së, shkak largimi i dhunshëm nga ministria - Bota Sot
Përplasje verbale mes zyrtarëve të MAP-it dhe MKRD-së, shkak largimi i dhunshëm nga ministria

Aktuale

Përplasje verbale mes zyrtarëve të MAP-it dhe MKRD-së, shkak largimi i dhunshëm nga ministria

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 13:48
MKRS

Një përplasje verbale ka ndodhur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mes zyrtarëve të kësaj Ministrie dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Administratës Publike.

Këta të fundit, tinëzisht, tentuan që përmes kompanisë “Uni Projekt” të largojnë nga MKRS-ja materialet dhe gjësendet e punës për t’i zhvendosur të njëjtat përkohësisht në një objekt privat.

Io ka incizuar momentin e përplasjes mes zyrtarëve të MAPL-së dhe MKRS-së. Dy palët nuk u pajtuan me njëra-tjetrën duke arsyetuar qëndrimet e tyre.

“ Unë veç një sen po ta tham, prit veq pak… Ne i kemi kompetencat tona. Na thonë shkoni bani qato, ne i bajmë…S’kemi çka me disktu. Edhe puna jote, ti je drejtor i sporteve a çka je…”, është shprehur një përfaqësues i dikasterit të Administratës Publike.

Ndërsa, i shokuar me veprimet ka mbetur njëri prej drejtorëve të MKRS-së. Ai u shpreh se është kategorik kundër që ata të barten dhunshëm diku tjetër.

Lidhur me këtë rast ka intervenuar edhe Policia e Kosovës e cila s’ka lejuar të ndodhë ndonjë përplasje fizike.

Vlen të theksohet se zhvendosja e stafit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga objekti i ish-Komitetit është duke u tentuat të bëhet nën arsyetimin për t’ ia lëshuar vendin Presidencës së Kosovës.

Mirëpo, ky vendim ishte pezulluar përkohësisht para disa ditësh pas kërkesës zyrtare të parashtruar nga Këshilli Organizativ i Protestuesve të MKRS-së.

Ndryshe, zyrtar e Ministrisë së Bujqësisë janë zhvendosur tërësisht nga objekti i Ministrisë së Kulturës dhe të njëjtat janë vendosur tek ish-Pallati i Rilindjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat