Kështillari i Pacollit për Vuçiqin dhe aleatët e tij që kryen krime në Kosovë: Nuk ka faj Serbia, por dështimi i drejtësisë ndërkombëare - Bota Sot
Kështillari i Pacollit për Vuçiqin dhe aleatët e tij që kryen krime në Kosovë: Nuk ka faj Serbia, por dështimi i drejtësisë ndërkombëare

Aktuale

Kështillari i Pacollit për Vuçiqin dhe aleatët e tij që kryen krime në Kosovë: Nuk ka faj Serbia, por dështimi i drejtësisë ndërkombëare

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 13:58
Behgjet Pacolli dhe Jetil Zyberaj

Kështillari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, përveç Vuqiqit se ishte mbrojtës i atyre që kryen masakrën në Reçak, ka publikuar fotografitë edhe të anëtarët e partisë së tijë dhe aleatët më të afërt.

“Këta persona janë ata që kanë kryer masakrën e Reçakut dhe nuk janë përballur me drejtësinë. Prokurorët tanë duhet t’i padisin dhe t’iistojnë në Interpol”, ka shkruar Zyberaj.

Tutje Zyberaj ka thënë se problemi me këtë politikë nuk është Serbia, por dështimi i drejtësisë ndërkombëtare për të dënuar këta kriminela.

“Politika e mohimit dhe revizionizmit historik në Beograd është aq e gërditshme sa që ofendon çdo person normal.
Vuçiç është mbrojtësi i atyre që kryen masakrën në Reçak. Ata janë anëtarë të partisë së tij dhe aleatë të afërt të tij. Problemi me këtë politikë nuk është Serbia pasi ata do të bënin të njëjtën gjë me Kosovën nëse do të mundnin, por dështimi i drejtësisë ndërkombëtare për të dënuar këta kriminelë lufte që ecin tani rë lirë në Beograd dhe mohojnë krimet e tyre.
Përkundrazi, drejtësia ndërkombëtare po gjykon luftën tonë për liri dhe jo genocidin serb dhe politikat e serbe të aparteiditKëta persona #këtu janë ata që kanë kryer masakrën e Reçakut dhe nuk janë përballur me drejtësinë. Prokurorët tanë duhet t’i padisin dhe t’iistojnë në Interpol. Ka ardhur koha për të krijuar një Gjykatë për genocidin serb në Kosovë dhe masakra e Reçakut duhet të jetë rasti i saj i parë e saj.Gjithashtu ligji për mohimin e gjenocidit duhet të miratohet dhe zbatohet. Ata që ofendojnë viktimat dhe të kaluarën tonë duhet të sillen para drejtësisë”, shkruan Zyberaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat