Quni tregon se a do të emërohet ministër në dikasterin që u bë mollë sherri për LDK-në e VV-në - Bota Sot
Quni tregon se a do të emërohet ministër në dikasterin që u bë mollë sherri për LDK-në e VV-në

Aktuale

Quni tregon se a do të emërohet ministër në dikasterin që u bë mollë sherri për LDK-në e VV-në

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 14:56
Anton Quni

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, e një nga deputetët më të votuar të zgjedhjeve të gjashtë tetorit, Anton Quni ka deklaruar se beson se marrëveshja LDK e VV do të përfundohet së shpejti.

Sa i përket pozitës së presidentit, dakordimi për këtë temë sipas tij duhet të bëhet që të ketë stabilitet në qeverinë e ardhshme. Për herë të parë, Quni ka folur për mundësinë që ai të emërohet si ministër.

Anton Quni thotë se arsyeja se pse LDK-ja po tenton që të dakordohet me VV-në edhe për presidentin që do ta pasojë Hashim Thaçin është se në këtë mënyrë shmangen zgjedhjet e reja, e mundësohet një qeveri stabile dhe e sigurtë, që do të thotë mandat afat gjatë me partinë e Albin Kurtit.

Mirëpo, kreu i LDK-së në Komunën e Prizrenit ka mohuar se Isa Mustafa është personi për të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës po e përgatit këtë pozitë, pasi që shton se deri më tani nuk është diskutuar për emra të përveçëm.Derisa Lidhja Demokratike tashmë po insiston që të marrë udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si tjetër dikaster që po thuhet se ka zgjedhur Isa Mustafa në takimin me Albin Kurtin është edhe Ministria e Forcës dhe Sigurisë.

Në një nga këto dy dikastere po përmendet se do të emërohet Quni. Duke folur për herë të parë për këtë temë, deputeti i zgjedhur, thotë se nuk ju ka ikur asnjëherë sfidave e detyrave, e mbrojtja dhe siguria e qytetarëve do të ishte një detyrë për të cilën shton se do të punonte me nder për ta përmbushur.Në fund, Quni ju ka bërë thirrje LDK-së e Vetëvendosjes që të arrijnë marrëveshje sa më shpejtë për të mos i zhgënjyer votuesit e të dy partive.

“Ne jemi ende në negociata me partnerin tonë VV-në, ende nuk e kemi një marrëveshje përfundimtare që rrumbullakon dukjen e kabinetit të ardhshëm qeveritar. Në momentin që arrihet marrëveshja, atëherë fillon faza tjetër brenda partisë tonë ku emërohen individët përkatës për dikaster", tha Quni për Express. "Pra është lidershipi i LDK-së që përcakton se me kënd do të prezantohet në qeveri. Personalisht, nuk ju kam ikur asnjëherë sfidave, përgjegjësive e detyrave që më janë caktuar. Me qenë përgjegjës për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe vendit tim do të ishte për mua një përgjegjësisë e detyrë për të cilën do të punoja me nder për ta përmbushur, por, ende nuk ka emërimi apo caktime në asnjë pozitë, sepse fillimisht na duhej një marrëveshje mes LDK e VV e cila besoj se do të arrihet së shpejti”, ka thënë Quni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat