Hasan Shala: 2020 lë të jetë vit i drejtësisë civile - Bota Sot
Hasan Shala: 2020 lë të jetë vit i drejtësisë civile

Aktuale

Hasan Shala: 2020 lë të jetë vit i drejtësisë civile

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 14:59
Hasan Shala

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka thënë se në Kosovë kurrë nuk do të ketë drejtësi të plotë, përderisa nuk rritet efikasiteti në zgjidhjen e lëndëve civile.

Sipas tij, zgjidhja e lëndëve në kontestet civile, po zgjatë më vite dhe se qytetarët janë lodhur nga kjo pritje.

Shala ftoi Këshillin Gjyqësor të Kosovës, që t’i shtojë përpjekjet për të gjetur zgjidhje, për mijëra lëndë të pa kryera të këtij lloji, dhe propozoi që viti 2020, të jetë vit i drejtësisë civile.

Këto komente numri një i Gjykatës së Apelit i bëri në Konferencën e Nëntë Vjetore të Gjyqësorit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat