Vjosa Osmani do t’i bashkohet Vetëvendosjes, ja kush e thotë

Aktuale

Vjosa Osmani do t’i bashkohet Vetëvendosjes, ja kush e thotë

Nga: D.RR Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 16:16
Vjosa Osmani

Anëtari i KQZ-së, Ilir Gashi, në një postim në Facebook ka deklaruar se Vjosa Osmani do ta braktisë LDK-së dhe do t’i bashkohet Vetëvendosjes.

Ai ndër tjera ka shkruar se të gjitha rrugët tregojnë se Osmani do të kalojë në Vetëvendosje.

Sipas tij, kjo do të ndodh nëse dështon marrëveshja LDK-VV.

Postimi i plotë:

Nuk jam Baba Vanga (Gruaja që kishte parashikuar fatin e ISIS-it) por s'di pse të gjitha rrugët Vjosa Osmanin e dërgojnë në VV!
Nga përspektiva sot, të gjithëve u duket e pa mundëshme si mundësi dhe keni të drejtë! Por, nga këndëveshtrimi im, si vrojtues konsistent i zhvillimeve politike dhe partiake në Kosovë, Vjosa në të ardhmen e afërt do të kaloj në VV, si pasoj e pa mundësis së dorzimit të LDK-së karrshi VV-së, dhe pa fuqisë së saj në raport me "ujqit e vjetër" brenda LDK-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat