Nënkryetari i VV-së: Po më bëjnë nervoz kolegët e mi të Vetëvendosjes me këtë ledhatim për LDK-në: Ja cilat ministri i marrim ne

Aktuale

Nënkryetari i VV-së: Po më bëjnë nervoz kolegët e mi të Vetëvendosjes me këtë ledhatim për LDK-në: Ja cilat ministri i marrim ne

Nga: D.RR Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 18:40
Ilustrim

Çështja e marrëveshjes së koalicionit mes VV-së dhe LDK-së, po shkon në luhatje e sipër nga deklaratat e dy partive.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera, në një postim në Facebook ka thënë se atë po e nervozojnë kolegët e tij të VV-së për ledhatimin që po ia bëjnë LDK-së.

Ai ka shkruar se VV-ja është fituese dhe do ta marrë kryeministrinë si dhe ka përmendur shtatë ministri.

“Ju tjerët e merrni Kryeparlamentarin dhe tri ministri”, ka shkruar ndër tjera Potera.

Postimi i plotë:

Nuk quhet ndryshim në qeveri me të njëjtit akter, për të cilin ndryshim kanë prit dhe kanë votuar populli. Ai ka votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! si ndryshim, nëse nuk i merr dikasteret të cilat kanë më së shumti ngecje, ai nuk quhet ndryshim por vazhdimësi e keq qeverisjes.
Po më bëjnë nervoz kolegët e mi të Lëvizjes me këtë ledhatim. Ne jemi fitues dhe i marrim Kryeministrin dhe këto ministri;
1. Ministrinë e Punëve të Brendshme
2. Ministrinë e Financave
3. Ministrinë e Drejtësisë
4. Ministrinë e Arsimit
5. Ministrinë e Shëndetësisë
6. Ministrin e Punëve të jashtme
7. Ministrin e Mbrojtjes

( edhe ministrin e ekonomisë dhe infrastruktës është gjynah më ja dhënë dikujt tjetër)

Ju tjerët e merrni Kryeparlamentarin dhe tri ministri! Dy ministri ju takojnë minoriteteve, ose merrni ose lerëni fare!

Populli e sheh vetëm Lëvizjen VETËVENDOSJE! si ndryshim dhe ajo është fituese ju tjetër nuk jeni. Ndryshimi është Lëvizja VETËVENDOSJ! Ju tjerëve ju kemi parë në qeverisje që 20 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat