Arban Abrashi tregon arsyen e takimit me Gjuriqin, Sveçlen dhe Gjinin në Tiranë - Bota Sot
Arban Abrashi tregon arsyen e takimit me Gjuriqin, Sveçlen dhe Gjinin në Tiranë

Aktuale

Arban Abrashi tregon arsyen e takimit me Gjuriqin, Sveçlen dhe Gjinin në Tiranë

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 20:57
Arban Abrashi

Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka treguar arsyen e takimit me drejtorin e të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, Xhelal Sveçlën e LVV-së dhe Ardian Gjinin e AAK-së.

Mediat kanë raportuar për një takim mes tyre që po mbahet në Tiranë, por Abrashi ka hedhur poshtë aludimet duke theksuar se bëhet fjalë për një takim rajonal të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

“Takim rajonal, mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme  e Gjermanisë, organizuar nga CIG”, tha Abrashi.

Ndërsa, nga Lëvizja Vetëvendosje thanë për Gazetën Sinjali se nuk bëhet fjalë për takim mes tyre. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat