Vetëvendosje deklarohet për takimit mes Sveçlës dhe Gjuriqit

Aktuale

Vetëvendosje deklarohet për takimit mes Sveçlës dhe Gjuriqit

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Zyra për media nga Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar lidhur me fotografinë që u publikua pak më parë ku shihet anëtari i VV’së, Xhelal Sveçla duke biseduar me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Vetëvendosje ka thënë se ky nuk është takim i Sveçlës me Marko Gjuriqin, por vetëm një pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare.

“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organizatës CIG”, ka thënë zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje.

Tutje, Vetëvendosje ka thënë se në këtë takim ka edhe zyrtarë të tjerë nga partitë e tjera nga Kosova dhe nuk është takim i përveçëm.

“Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përveç shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë zyra për media Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat