Krasnqi tregon skenarin që mund të ndodhë nëse vendi shkon në zgjedhje, LDK dhe LVV, mund të përfundojnë në humbje - Bota Sot
Krasnqi tregon skenarin që mund të ndodhë nëse vendi shkon në zgjedhje, LDK dhe LVV, mund të përfundojnë në humbje

Aktuale

Krasnqi tregon skenarin që mund të ndodhë nëse vendi shkon në zgjedhje, LDK dhe LVV, mund të përfundojnë në humbje

Nga: M.H Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 22:49
Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi, në një postim në rrjetin social facebok, ka shkruar në lidhje me mundësinë që vendi të shkojë në zgjidhje.

Krasniqi, u shpreh që zgjedhjet e reja mund të dërgojn në një skenar në të cilin VV dhe LDK, mund të përfundojnë në humbje dhe të rrisin mundsinë që qytetarët të abstenojn në lidhje me daljen për të votuar.

Postimi i plotë

Nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, siç po kërcënohet Albin Kurti, atëherë mund të ndodhë ky skenar: PDK,AAK,Nisma, AKR dhe disa parti të tjera, bëhen bashkë. Në atë rast VV e LDK duhet të bëhen bashkë, ndryshe e kanë të sigurt humbjen. Nëse duhet të bëhen bashkë në zgjedhjet e reja, pse nuk po mund të bëhen bashkë tash, kur e kanë të hapur rrugën për formimin e qeverisë? Nëse përfundojnë gjërat kështu, kjo zbulon paaftësi. Ndërsa, kjo do ta rriste abstenimin e votuesve te tyre. Prandaj kërcënimi me zgjedhje, është bllof, si pushkalla në duart e një fëmije tekanjoz. Ajo pushkallë nuk e frikëson askend, përveç ndoshta pronarin e lodrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat