Xhelal Sveçla tregon pse ndodhi takimi me Gjuriqin - Bota Sot
Xhelal Sveçla tregon pse ndodhi takimi me Gjuriqin

Aktuale

Xhelal Sveçla tregon pse ndodhi takimi me Gjuriqin

Nga: D.RR Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 23:13
Xhelal Sveçla

Deputeti i rizgjedhur nga Vetëvendosja, Xhelal Sveçla, në një postim në Facebook ka treguar për takimin me Marko Gjuriqin.

“Une sot jam pjesëmarrës në një konferencë për Bashkepunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të shumë subjekteve politike parlamentare nga rajoni ynë. Sot ka qenë ceremonia e hapjes, dhe vendet dhe tavolinat se ku jane ulur pjesëmarrësit, i kanë caktuar organizatorët e jo pjesëmarrësit”, është sqaruar Sveçla.

Ai thotë se këtë po e bën për miqtë e tij, e jo për ata që dëshirojnë keqkuptim.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, po e shkruaj këtë sqarim jo për ju, por për ata që dëshirojnë keqkuptimin.

Une sot jam pjesëmarrës në një konferencë për Bashkepunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të shumë subjekteve politike parlamentare nga rajoni ynë. Sot ka qenë ceremonia e hapjes, dhe vendet dhe tavolinat se ku jane ulur pjesëmarrësit, i kanë caktuar organizatorët e jo pjesëmarrësit.

E kuptoj se ka kundërshtarë tanë që jo vetëm se e kanë bërë por edhe e kanë shpërndarë këtë foto me qëllim të keq.

Dua të sqaroj se Lëvizja Vetëvendosje nuk funksionon duke braktisur tryezat. Qëndrimi ynë është të marrim pjesë në çdo diskutim, të argumentojmë qëndrimet tona dhe të pamundësojmë marrëveshjet në dëm të Kosoves, ndryshe nga paraardhësit tanë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat