Këshilltari i Pacollit: Ne e arrestuam Gjuriqin, ata ulen në tavolinë me të - Bota Sot
Këshilltari i Pacollit: Ne e arrestuam Gjuriqin, ata ulen në tavolinë me të

Aktuale

Këshilltari i Pacollit: Ne e arrestuam Gjuriqin, ata ulen në tavolinë me të

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 23:12
Marko Gjuriq

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit, ka reaguar pas publikimit të një fotografie sonte ku shihet anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla i ulur në një tavolinë me Marko Gjuriqin – shefin e të ashtuquajturës Zyrë për  Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Zyberaj ka thënë se është “krejtësisht e papranueshme ulja në një tavolinë me Marko Gjuriqin e disa përfaqësuesve shtetëror të Kosovës në Tiranë”.

“Gjuriqi mohon masakrën e Reçakut dhe është një revizionist historik që udhëheq fushatën propagandistike kundër Kosovës nga zyra ku ai është Drejtor”.

“Jam krenar që gjatë mandatit tonë Gjuriq u arrestua për shkelje të sovranitetit të Kosovës. Ai u prangos dhe u soll si Zagar fashist, e tani i civilizuar sillet sipas rregullave”, ka shkruar Zyberaj.

Lëvizja Vetëvendosje ka sqaruar lidhur me fotografinë ku shihen Sveçla e Gjuriq.

“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën ‘Bashkëpunimi Rajonal’  nën organizimin e organizatës CIG”, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka..

Sipas tij, në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përveç shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat