Latifi: Gjuriqi paradite fyen viktimat e Reçakut, pasdite pi kafe me politikanët nga Kosova në Tiranë

Aktuale

Latifi: Gjuriqi paradite fyen viktimat e Reçakut, pasdite pi kafe me politikanët nga Kosova në Tiranë

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 00:09
Blerim Latifi

Filozofi Blerim Latifi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me takimin e Xhelal Sveçlës së Vetëvendosjes, Arban Abrashit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ardian Gjinit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ai ka thënë se Gjuriq paradite fyen viktimat e Reçakut, pasdite pi kafe me politikanë nga Kosova në Tiranë.

Latifi ka thënë se kurrë nuk ndodhur që një politikan izraelit të takohet me një nazist për kafe. Kjo sepse izraelitët nuk i fyejnë viktimat e tyre.

“Kurrë nuk ka ndodhur që një politikan izraelit me u ulë për kafe me një nazist, sepse ata nuk i fyejnë viktimat e tyre”, ka thënë Latifi.

Tutje, Latifi ka thënë se Gjuriqi paradite fyen viktimat Reçakut dhe pasdite pi kafe me politikanë kosovarë në Tiranë.

“Gjuriqi paradite i fyen viktimat e Reçakut dhe pasdite, në Tiranë, pi kafe me politikanë të Kosovës, madje me të atillë që na i patën qorru sytë në emër të bashkimit kombëtar”, është shprehur Latifi.

Ai ka thënë se ne vet nuk i respektojmë viktimat tona.

“Pse duhet të ankohemi kur të tjerët nuk i respektojnë viktimat tona, kur ne vetë nuk i respektojmë ato?”, shtoi Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat