Në Reçak paramilitarët serbë masakruan barbarisht 45 shqiptar, Vuçiq vazhdon ta mohojë, kjo video zbulon gjithçka - Bota Sot
Në Reçak paramilitarët serbë masakruan barbarisht 45 shqiptar, Vuçiq vazhdon ta mohojë, kjo video zbulon gjithçka

Aktuale

Në Reçak paramilitarët serbë masakruan barbarisht 45 shqiptar, Vuçiq vazhdon ta mohojë, kjo video zbulon gjithçka

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Masakra e 15 janarit e vitit 1999, njihet si ngjarja e cila ndryshoi fatin e Kosovës gjatë luftës së fundit.

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara.

Në atë ditë në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Të nesërmën me 16 janar, kishin arritur edhe mediat ndërkombëtare të cilat përcollën pamjet që tmerruan gjithë botën, ndërsa një nga pamjet më të dhimbshme ishte ajo e një fëmiju i cili shihet duke qarë tek sa sheh familjarët e tij të vrarë.

“S’kem çka me ba o bab” dëgjohet duke thënë disa herë me dhimbje fëmija i filmuar nga mediat e huaja, ashtu sic shihet edhe në këto pamje më poshtë.

Kjo masakër e cila zgjoi ndërgjegjen e gjithë botës dhe nxiti ndërhyrjen nderkombëtare për të ndalur gjenocidin, po mohohet nga udhëheqësit serbë, ishte presidenti serb Aleksader Vuçiq, ai i cili e quajti trillim masakrën në Reçak para pak ditësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat