Analisti politik reagon ashpër kundër Sveçlës: Na kthehu në kohën e Rankoviqit, kur shqiptarët vdiqën nga tortuarat në duart e tij

Aktuale

Analisti politik reagon ashpër kundër Sveçlës: Na kthehu në kohën e Rankoviqit, kur shqiptarët vdiqën nga tortuarat në duart e tij

Nga: M.H Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 11:37
Foto nga takimi

Veprimtari dhe analisti politik, Sali Rexhaj, përmes një shkrimi në Facebok ka shkruar në lidhje me takimin që ndodhi mbërmë mes Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin,

Rexhaj, shkroi që ky takim i mbrëmshem i kujton kohën e Rankoviqit, kur shqiptarët vdiqën nga torturat mizore të serbëve dhe kur Vuje Vojvodiqi ishte kryesorë në UDB-ash.

Më tej, Rexhaj tha që edhe pas rënies së Rankoviqit, në Nish ka qëndruar një kohë të gjatë Vojvodiqi kështu duke rregulluar punen e bashkëpuntërove të UDB-së.

Postimi i plotë

Nje ngjarje e vertete, e cila mu kujtua pas takimit te Cveqles me Gjuriqin ne Tirane.
Ne kohen e Rankoviqit, UDB-ashi kryesor ne Kosove ishte Vuje Vojvodiqi. Shume shqiptar vdiqen ne duart e tije pas torturave mizore mbi ta. Disa iken ne Shqiperi. Iken edhe disa nga Rugova, dy prej tyre ma kan treguar nje ngjarje te cilen po e ripostoj sot ne fb.
Pasi iken ne Shqiperi ka fundi i viteve 50, dhe u vendosen ne Roshbull e Shkozet, shpesh takoheshin ne Durres. Nje dite pane ne rruge Vujen duke ece vetem. Te befasuar vendosen qe ta percjellin. Vuja brodhi nje kohe lirisht dhe ne fund hyri ne Degen e Brendeshme te Durresit.
Dy rugovaseve sa nuk u luajten mendet nga koka. Me te rene Rankoviqi ne vitin 1966, dhe shpallja e amnastise per te arratisur, te dy u lajmeruan vullnetar dhe u kthyen ne Kosove.
Vuje Vojvodiqi edhe pas renjes se Rankoviqit e largimit te tije nga puna, ka jetuar kohe te gjate ne Nish dhe e ka kordinuar punen e bashkepunetoreve te UDB-es se Serbise kunder shqiptareve te Kosives, nje kohe te gjate edhe ne vitet 70/80. Bashkepunetoret e tije ishin punesuar kryesisht si roje pylli e kondukter, ne Kosove, dhe udhetonin rregullisht per ne Nish ku i raportonin Vujes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat