Agim Bahtiri tregon çka foli Sveçla me Gjuriqin, e ndërlidh edhe koalicionin me LDK-në

Aktuale

Agim Bahtiri tregon çka foli Sveçla me Gjuriqin, e ndërlidh edhe koalicionin me LDK-në

Nga: A.M. Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 11:52
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherësh edhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, i është kundërpërgjigjur Partisë Demokratike të Kosovës në rastin e Xhelal Sveçlës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Xhelali ishte prezent aty edhe pse ishin prezent përfaqësuesit e Serbisë, por këtë e bëri për ta përfaqësuar dhe mbrojtur Kosovën, sepse tash si parti fituese Vetëvendosje ka përgjegjësi edhe më të mëdha shtetërore. Por nuk ishte aty për ta ndarë Kosovën, siç bëri përpjekje PDK-ja dhe një pjesë tjetër e klasës politike të Kosovës për shumë kohë”.

Gjithashtu, ai ka shkruar se “PAN-it po i dhemb se marrëveshja për koalicion do të arrihet javën që vjen, andaj nuk po lën guri pa lëvizur për ta penguar formimin e Qeverisë Kurti”.

Postimi i plotë:

Shumë zhurmë për asgjë. Kjo është ajo që bëri mbrëmë e sot PDK-ja dhe velga e saj mediale, pas prezencës së Xhelal Sveçlës në një konferencë ballkanike të ftuar nga miqt ndërkombëtar.

Xhelali ishte prezent aty edhe pse ishin prezent përfaqësuesit e Serbisë, por këtë e bëri për ta përfaqësuar dhe mbrojtur Kosovën, sepse tash si parti fituese Vetëvendosje ka përgjegjësi edhe më të mëdha shtetërore. Por nuk ishte aty për ta ndarë Kosovën, siç bëri përpjekje PDK-ja dhe një pjesë tjetër e klasës politike të Kosovës për shumë kohë.

Përderisa këta që po kritikojnë janë takuar fshehtazi për ndarjen e Kosovës deri në Mitrovicë, Xhelali mori pjesë në një takim zyrtar të organizuar nga miqt ndërkombëtar. Nuk mund ta kritikojnë Xhelalin e as VV-së këta që i falen 8200 hektarë tokë të Kosovës.

Për dallim prej tyre, Xhelali nuk ulet për të biseduar ndarjen e Kosovës, sepse ai as nuk blihet e as nuk shitet, as nuk mund të shantazhohet e as kërcënohet, sepse është i pastër si loti në aspektin privat e zyrtar.

PAN-it po i dhemb se marrëveshja për koalicion do të arrihet javën që vjen, andaj nuk po lën guri pa lëvizur për ta penguar formimin e Qeverisë Kurti. Por ashtu siç dështuan ta ndalin fitoren e VV-së, po ashtu do të dështojnë ta pengojnë formimin e Qeverisë Kurti.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat