Mehmeti i kundërpërgjigjet ashpër Vuçiqit për masakrat: Fol për shtatë masakrat

Aktuale

Mehmeti i kundërpërgjigjet ashpër Vuçiqit për masakrat: Fol për shtatë masakrat

Nga: A.M. Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 14:51
Aleksander Vuçiq

Latif Mehmeti, kryetar i shoqatës për Persona të Zhdukur “Përkorë”, në Podujevë ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksendër Vuqiçit, i cili e ka mohuar masakrën e Reçakut.

Ai në një reagim për media ka thënë se “Vuqiq e Daqiq, dy pasardhësit e kasapit të Ballkanit, duhet të dëshmojnë për krimet, sepse ishin pjesëmarrës në këto krime, dhe të kerkojnë falje. Ndryshe paqe nuk do të ketë në Ballkan, përderisa nuk e pranojnë publikisht, ashtu siç pranuan fajin për rastin "Panda" në Peje, që i vrajten fëmijët e tyre për kauza të rrejshme”.

Reagimi i plotë i Mehmetit:

Latifi: Vuqiq me mohimin e masakrës së Reçakut, dëshmon se ka mendësi fashiste dhe është mbetje millosheviçiane

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiq, ministri i kasapit të fundit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, u kthye ne rolin e me hershem qe kishte: ta mbronte nje kasap qe po kryente gjenocid. Me mohimin e masakres se Reçakut, Vuqiq deshmon se nuk eshte gje tjeter veç se nje fashist i vogel qe ende jeton ne Ballkan, duke e vazhduar frymen e Millosheviçit qe vrau me mijera civilë ne Kosove, Bosnje e Kroaci.

Asgje dhe asksush nuk mund ta mohoj gjenocidin qe beri Serbia ndaj popullit te pafajshem te Kosoves. Deshmitë jane varrezat e femijeve qe u masakruan. Deshmi jane varrezat e pleqeve, neneave shtatzena. Varrezat nuk mundet askush t'i zhduk.

Mendesia e fashistit Vuqiq tregon se ai nuk e ka ndermend as te kerkoje falje dhe as ta pranoje krimin e popullot serbe qe beri ndaj Kosoves. Vuqiq deshmoi se nuk e ka ndermend te kerkoje falje per dhunimet e keqtrajtimet e mijra grave, burrave e femijve.

Ne vend se te mesoj nga civilizimi, rasti i fundit i kancelares gjermane Merkel, qe shkoi ne Poloni dhe kerkoi falje dhe u ndje e trishtuar me ate qe kishte bere fashisti Hitler ndaj popullit te pafajshem.

Por, Vuqiq zgjedhi mohimin e masakres. Te mohosh krimin qe u deshmua ne te gjithe boten, eshte krim i dyfisht.

Pse Vuqiq nuk e pranon kurre qe ne Serbi trupat e shqiptareve te vdekur u hodhen ne lumenj, u groposen dhe mbi eshtrat e tyre u ndertuan shtepi, rasti i Rashkes.

Vuqiq duhet te tregoje per shtat varrezat e Batajnices dhe Peruqacit, te tregoje sa femije, gra dhe burra i varrosen ne keto varreza.

Nodoshat edhe keto varreza masive te zbuluara deri me tani ne Serbi presidenti Vuqiq i duken fantazma dhe i mohon, por krimi i kryer kurre nuk mund te fshihet.

Vuqiq po ashtu duhet te tregoje dhe deshmoje per te gjitha varrezat tjera masiva si ne Serbi, po ashtu edhe ne Kosove, pasi qe jemi te bindur se Serbia ka shenime te sakta per te gjithe te vraret dhe te zhdukurit.

Vuqiq e Daqiq, dy pasardhesit e kasapit te Ballkanit, duhet te deshmojne per krimet, sepse ishin pjesmarres ne keto krime, dhe te kerkojne falje. Ndryshe paqe nuk do te kete ne Ballkan, perderisa nuk e pranojne publikisht, ashtu siç pranuan fajin per rastin "Panda" ne Peje, qe i vrajten femijet e tyre per kauza te rrejshme.

Serbia duhet ta harroje mendesin fashiste, por t'i kerkoje falje popullit te Kosoves qe kreu gjenocid, dhe Ballkani te jete i qete.

Ndryshe, kjo mendesi, Ballkanin e mban gjithmone me barut afer shperthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat