Haradinaj kundër zgjedhjeve të reja, dëshiron ta shohë se si do të punojë Vetëvendosja

Aktuale

Haradinaj kundër zgjedhjeve të reja, dëshiron ta shohë se si do të punojë Vetëvendosja

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 15:57
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se ai është pro krijimit të Qeverisë Kurti. Sipas tij, më mirë është të krijohet Qeveria e re sesa të shkohet në zgjedhje.

Në një konferencë për media, Haradinaj tha se është më mirë për Kosovën që të krijohet Qeveria e re, që të vërtetohet se sa janë të mirë në punë ata që kanë kritikuar, duke aluduar kështu për zyrtarët e Vetëvendosjes.

 “Unë mendoj që është më mirë për Kosovën që me u formu institucionet e reja, me u formu Qeveria e re. Le të vertëtohet sa janë të mirë në punë, është lehtë prej pozicionit kundër, t’i shohim njëherë nga pozicioni për, pra nga përgjegjësia ata që kanë kritikuar”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve.

Haradinaj tregoi edhe se a do ta mbështet koalicioni LDK-VV, ku tha se është mirë të fillojë punën qeveria e re.

“Nëse Kosova ka vështirësi të caktuar ne duhet me shqyrtua rolin tonë. Po ashtu nuk e kemi qëndrimin që me i hy në hatër Albin Kurtit por duhet të jemi të zot të bëjmë një kalkulim se çka është në rregull me bë për Kosovën. Unë mendoj që më mirë për Kosovën është me u nisë qeveria e re dhe ti shohim ata që kanë kritiku”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat