Zyrtari i PSD-së reagon për Svelçën, qytetari “ia palon” keq       

Aktuale

Zyrtari i PSD-së reagon për Svelçën, qytetari “ia palon” keq       

Nga: A.M. Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 16:39
Xhelal Sveçla, Marko Gjuriq

Zyrtari i PSD-së, njëherësh edhe vëllai i kryetarit të Kamenicës Qëndron Kastratit, Gëzoni, ka reaguar pasi që në media është publikuar një fotografi e anëtarit të kryesisë së VV-së, Xhelal Svelçës me drejtorin e ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka hedhur dyshime në reagimin e Vetëvendosjes rreth konferencës së mbajtur për Bashkëpunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

“Shumë i çuditshëm ky organizimi në Tiranë

Konferencën tu e mbajte nëpër tavolina të kafës me nga 4-5 veta e pushimin e kafes tu e mbajtë në tavoline të konferencës në sallë të mbledhjeve. Të paktën qishtu po nënkuptohet nga arsyetimi i VV-se. Tu e njoftë Xhelalin mesiguri është ka përjeton orgazëm qe po fol një Kosove për të”, ka shkruar Kastrati në Facebook .

Ndërsa, një qytetarë i është kundërpërgjigjur duke i komentuar Kastratit në postin e tij.  Komentuesi i ka shkruar “ Gëzon shkruani kaniher te dim qe egzistoni hala”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat