Populli po i pret, por LDK dhe VV nuk e dinë se kur do të takohen?!

Aktuale

Populli po i pret, por LDK dhe VV nuk e dinë se kur do të takohen?!

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 19:15
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Takimi i një jave më parë ndërmjet liderit të VV-së Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa nuk solli arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

Ishte çështja e presidentit dhe ndarja e posteve ministrore pikat kyqe që bëmë të dështonte dhe ai takim.

Ndërsa sa i përket takimit të radhës ndërmjet këtyre dy partive, një gjë e tillë nuk dihet se kur do të ndodhë.

I pyetur nga media, zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka ka theksuar se deri tani nuk është caktuar asnjë takim.

“Nuk ka diçka te caktuar ende sa i përket takimit mes dy partive “ ka thënë shkurt Manxhuka.

Edhe anëtari i kryesisë së LDK-së Lutfi Zharku në një bisedë të shkurtë ka deklaruar se nuk ka informacione se kur mund të ndodhë ky takim.

“Nuk kam informacione” ka thënë shkurt Zharku.

Megjithëse nga lideri i VV-së Albin Kurti ishte deklaruar se pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor do të arrihej marrëveshja për bashkëqeverisje një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit LVV arriti të marrë 29 mandate ndërsa LDK 28 mandate deputetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat