“Çështja e personave të zhdukur në udhëkryq”

Aktuale

“Çështja e personave të zhdukur në udhëkryq”

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Sot do të diskutohet për personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, QBPZH me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë, sot mban diskutimin e tryezës së rrumbullakët, në shenjë të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Tema për këtë vit është “Çështja e personave të zhdukur në udhëkryq” – shënimi i Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, e organizuar nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat