Kjo është deklarata e Kadri Veselit para nisjes për në Hagë, për çka akuzohet? - Bota Sot
Kjo është deklarata e Kadri Veselit para nisjes për në Hagë, për çka akuzohet?

Aktuale

Kjo është deklarata e Kadri Veselit para nisjes për në Hagë, për çka akuzohet?

Nga: N.Sh. Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 10:14
Kadri Veseli

E plotësuar - Kadri Veseli para se të nisët për në Hagë tha se, është duke u nisur për në Hagë për intervistim.

Ai tha se Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe.

“Tani jam duke udhtuar për në Hagë, me ftesë të Dhomave të Specializuara, jam i ftuar për intervistim. Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës s ëpopullit tonë, luftës së UÇK”, tha Veseli, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai tha se është krenar që i ka shërbyer Kosovës, dhe nuk do ta ndrronte me asgjë.

“Çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pasur fatin ti shërbej atdheut të vet, edhe unë jam shumë krenar e falënderoj Zotin për këtë dhe dua të rikonfirmoj edhe njëherë, më asnjë gjë nuk e ndërroj asnjë pjesë të asaj jetës. Historia e UÇK është historia e së drejtës së popullit të Kosovës”, tha Veseli paras se të nisej për në Hagë.

Ish-kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli nesër intervistohet nga Gjykata Speciale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nesër pritet të intervistohet nga hetuesit e Gjykatës Speciale, lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Intervista e Kadri Veselit fillimisht ishte caktuar -në fillim të këtij muaji, por që më pas ishte shtyre për 10 dhjetor.

“Për shkaqe teknike, intervista e kryetarit Kadri Veseli në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për datën 10 dhjetor”, kishte njoftuar Avni Bytyçi, këshilltar politik i Kadri Veseli.

Në fakt Kadri Veseli kishte mbajtur një konferencë për media kur kishte pranuar ftesën nga Gjykata Speciale. Aty ai nuk kishte treguar se a është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo në cilësinë e dëshmitarit.

“Si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë sot kam pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara, për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë”.

“Ashtu siç jam zotuar, se në momentin që do ta kisha një ftesë të tillë, unë do ta bëja publike. Gjenerata ime, si shumë gjenerata të tjera, ka përjetuar shtypjen e rëndë të kombit tonë. Ne nuk jemi pajtuar me atë gjendje, dhe unë jam krenar që i jam përgjigjur thirrjes së vendit për lirinë e kombit”, kishte deklaruar Kadri Veseli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat