Çetnikët serbë të zënë rob nga UÇK-ja, ja pse u liruan pastaj - Bota Sot
Çetnikët serbë të zënë rob nga UÇK-ja, ja pse u liruan pastaj

Aktuale

Çetnikët serbë të zënë rob nga UÇK-ja, ja pse u liruan pastaj

Nga: N.Sh. Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 10:13
Çetnikët serbë

Gjatë luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishte zënë rob tetë çetnik serbë, të cilët më vonë ishin liruar duke u shkëmbyer me disa ushtar të UÇK-së, shkruan gazeta “Bota sot”.

Esat Shala, i ka publikuar disa fotografi të serbëve të zënë rob, për të cilët shkruan se, ata u liruan pastaj pas një prite që u ndodhi grupit të Mujë Krasniqit.

Në këtë prit, sipas Shalës, i cili është një arkivues i fakteve të luftës së Kosovës, thotë se, u vranë 42 ushtarë të UÇK-së, dhe disa të tjerë u zënë rob, pastaj u shkëmbyen me çetnikët serbë.

“Këta ishin çetniket serbë të zënë robë nga UÇK-ja, dhe pas një kohe këta çetnik u liriuan me marrëveshje, pasi që ja panë hajrin prites që ju bë grupit të Mujë Krasniqit ku në atë pritë u vranë 42 ushtar të UÇK-së dhe u zënë robë disa ushtarë tjerë të UÇK-së ku me pasë ata ushtar të UÇK-së u kompenzuan më keta qetnik serbë”, shkruan Shala.

Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat