Takimi i radhës mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është fol se mund të ndodh ketë javë por ende nuk kemi asgjë zyrtare.
Albin Kurti e Isa Mustafa takimin e fundit që kishin nuk kishin mundur të arrinin marrëveshjen për qeverisje të përbashkët ani pse një gjë ë tillë e kishin paralajmëruar.
Zyrtarë nga LDK-ja nuk kanë dashur të komentojnë se kur pritet të ketë takim mes dy krerëve të partive që pritet edhe të formojnë qeverinë e ardhshme.
Vetëvendosja deri më tani nuk ka treguar se mund të caktohet data apo dita e takimit të radhës mes Albin Kurtit e Isa Mustafa.
Kurti aktualisht gjendet jashtë shtetit.
Erzren Vraniqi zëdhënës nga Vetëvendosje ka thënë për “Bota Sot” se nuk dihet se kur mund të ndodh takimi mes VV-së dhe LDK-së.
“Nuk e dimë ende. Po, por meqë kryetari Kurti gjendet jashtë vendit nuk mund të konfirmojmë date apo kohë të saktë” ka thënë Vraniqi.