Enver Idrizi, “Ambasadorit të Vullnetit të Mirë”, dekorohet nga ministri Pacolli

Aktuale

Enver Idrizi, “Ambasadorit të Vullnetit të Mirë”, dekorohet nga ministri Pacolli

Nga: A.SH Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 18:19
Enver Idrizi dhe Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka dekoruar sot më dekoratën e “Ambasadorit të Vullnetit të Mirë”, karateistin mbarë botërore Enver Idrizi për ngritjen e imazhit të Kosovës.

Mirënjohje kjo që vetëm Presidenti i shtetit dhe ministri i jashtëm mund ta ndajnë. Më këtë rast Pacolli tha se, Kosova ka nevojë për njerëz si Idrizi që ngrisin imazhin e Kosovës më punën e tyre. “MPJ-ja më dëshirën tonë dekoron një njeri që ka shërbyer për shumë vite për Kosovën zotërinë Enver Idrizi. Idrizi është bartës i titullit të karatesë. Jomë i lumtur që sot kom mundsin që zotërinë Idrizi ti dorëzoj një dekorat në shenjë mirënjohje për imazhin që e ka përfaqësu Kosovën.

Ky nuk është ndal për të forcuar imazhin e Kosovës. Enveri ka qenë gjithmonë konsekuent i të gjitha eventeve që kanë ndodh. Është një dekorat që ju jepet njerëzve që kanë kontribuar për imazhin e Kosovës dhe me dëshirë që zotëri Enver Idrizi do të kontribon edhe në të ardhmen. Më këtë rast dorëzoj certifikatën e ambasadorit të vullnetit të mirë”, tha Pacolli.

E, legjenda e karatesë shqiptare, njeriu i shumë medaljeve evropiane e botërore Enver Idrizi, i cili nuk ka rreshtur asnjëherë që ta ndijojë Kosovën në cilat do mënyra që ka qenë e mundur ka ana e tij si me sport , kulturë, humanizëm e shumë të tjera u shpreh i lumtur për këtë dekorat. Me këtë rrastë ai tha se, për Kosovën është dhuratë që e ka një figurë si Behgjet Pacolli. “Faleminderit që e ndatë këtë dokorat. Për ne të gjithë zotëri Pacolli jeni pasuri e jona dhe dhuratë. Si Afrikës që i ka diamntet, Arabia naftën, ne Kosovës na e ka dhurua Zoti z. Behgjet Pacolli”. Kujtojmë që legjenda e karatesë shumë vite më parë është dekoruar edhe me çmimin më të lartë të shtetit “Nderi i Kosovës”, nga presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova, çmim ky që janë dekoruar edhe 4 personaltete të tjera: Bill Clinton, Tony Bler, Madeline Ollbrajt, Wesli Clark.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat