Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet shumë shpejt të mbajnë takimin për formimin e koalicionit qeverisës.
Një paralajmërim të tillë, e ka bërë edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti.
Ai përveç paralajmërimit për takim, ka theksuar se këtë javë pritet edhe të nënshkruhet marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së.
Madje, ai ka parashikuar se e premtja do të jetë dita vendimtare e kësaj marrëveshje.
“Të premten nënshkruhet koalicioni VV-LDK...!!!”, ka shkruan Mehmeti në Facebook.
Kujtojmë se Kurti e Mustafa në takimin e mbajtur javën e kaluar nuk arritën marrëveshje pasi nuk u dakorduan për postin e presidentit dhe ndarjen e pozitave ministrore.
Partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje, ia doli të dilte e para nga votat e rregullta të numëruara në KQZ. Ndërsa, LDK praktikisht kishte pranuar vendin e parë për Vetëvendosjen duke e bërë mandatar Kurtin për pozitën e kryetarit të Qeverisë.
Lëvizja Vetëvendosje është subjekti më i madh politik në Republikën e Kosovës me 29 deputetë. Kjo parti politike i fitoi 221 mijë e 1 votë, ose 20 mijë më shumë se në zgjedhjet e kaluara.
Kurse, Partia Demokratike e Kosovës për herë të parë pas 12 vitesh nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës, me shumë gjasë.