Presidenti Thaçi sërish i kundërpërgjgjet Vuçiçit për Reçakun

Aktuale

Presidenti Thaçi sërish i kundërpërgjgjet Vuçiçit për Reçakun

Nga: H.O. Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 07:01
Arkiv

Sot Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në  Kompleksin Përkujtimor në Reçak.

Presidenti Thaçi do të jetë në Reçak rreth orës 11.30, në kompleksin përkujtimor.

Kjo vizitë e Thaçit në Reçak vjen vetëm pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksand Vuçiq deklaroj se masakra e Reçakut është e trilluar.

Presidenti Thaçi madje kishte reaguar ndaj kësaj deklarate të Vuçiqit, ku kishte thënë se “zyrtarët nga Serbia po mohojnë disa prej krimeve më të këqija kundër civilëve që ndodhën në Evropë, si në Reçak, të konfirmuara nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë”.

Ndryshe, përvjetori i kësaj masakre është në muajin janar./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat