Arkitekti kosovar që e pranon se kur ishte Drejtor i Urbanizmit në Prishtinë, ka pasur dallavere me ndërtime

Aktuale

Arkitekti kosovar që e pranon se kur ishte Drejtor i Urbanizmit në Prishtinë, ka pasur dallavere me ndërtime

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 08:45
Foto

99% e objekteve nuk ndërtohen sipas lejes që e marrin dhe në 90% të rasteve ndërtojnë njerëz, të cilët s’kanë njohuri në ndërtim. Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” arkitekti dhe njëkohësisht ish-drejtori i Urbanizmit në Prishtinë, Lulëzim Nixha.

Në Kosovë 99% e objekteve nuk ndërtohen sipas lejes së miratuar, kjo ndodh pasi nuk ka kurrfarë mbikëqyrje nga askush. Kështu ka deklaruar në një intervistë  arkitekti Lulëzim Nixha, i cili ka thënë se në Kosovë nuk respektohen aspak standardet e ndërtimit.

Sipas tij, 90% e rasteve në vendin tonë ndërtojnë njerëz, të cilët nuk kanë njohuri në ndërtim, pra laikët në ndërtim janë investitorë. Nixha tutje ka kundërshtuar edhe Ligjin e Legalizimit, pasi është korrupsion total i shtetit dhe i cili do të lërë shumë pasoja. Ish-drejtori i Urbanizmit në Prishtinë teksa ka folur për gazetën nuk e mohuar se edhe në kohën sa mbante këtë pozitë ka pasur lëshime sa u përket ndërtimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat