A do të djerësitet Kadri Veseli sot para Gjykatës Speciale?

Aktuale

A do të djerësitet Kadri Veseli sot para Gjykatës Speciale?

Nga: N.Sh. Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 09:33
Kadri Veseli

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme do të intervistohet nga Prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

Profesor, dr. Binak Maxharraj thotë se, Veseli sot do të djerësitet shumë sepse kanë se çka e pyesin Specialja.

Maxharraj thekson se, Veseli në Hagë nuk ka nevoj që të mbroj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi vlerat e UÇK-së, nuk mbrohen nëpër gjykata.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se UÇK-ja e ka fituar luftën me armikun, ka derdh gjak dhe ka dhënë shumë dëshmor të kombit, si dhe ia ka sjellë lirin Kosovës, andaj nuk ka nevojë askush ta mbrojë sepse UÇK-ja është e pastër si loti.

Postimi i plotë:

KADRI VESELI PASKA SHKUAR NE HAGË?!

Kadri Veseli paska shkuar në Hagë. Besoi së duhet te djersitet shumë sepse kanë së për çka ta pyesin.

Kadri Veseli ne Hagë nuk ka nevojë ta mbrojë UÇK sipas slloganit "po shkojë ne Hagë për ti mbrojtë vlerat e UÇK".

Jo, vlerat e UÇK nuk mbrohen neper gjykata.UÇK e ka fituar vlerën në luftë me armikun,ka derdhë gjak dhe ka dhënë shumë deshmor te kombit,ia ka sjellë lirinë Kosovës. Kjo është vlera e UÇK qe nuk ka nevojë askush ta mbrojë,sepse vlera e sajë nuk e ka asnje shibël, është e pastër si loti.

Kadri Veseli ne Hagë duke u djersitur duhet ta mbrojë,nese mundet,vetem vetëvehtën si njeri i erresirës, qe në këtë erresirë toka i përbiu shumë atedhetar të pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat