Porosia e Tomë Gashit për Kadri Veselin, i cili po merret në pyetje nga Gjykata Speciale

Aktuale

Porosia e Tomë Gashit për Kadri Veselin, i cili po merret në pyetje nga Gjykata Speciale

Nga: A.J Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 10:29
Gjykata Speciale

Ish kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli derisa po intervistohet nga Gjykata Speciale, avokati Tomë Gashi ka jep disa këshilla dhe njohuri se si Veseli mund të intervistohet nga kjo Gjykatë, derisa ai e sygjeron që të mbrohet në heshtje.

Avokati Tomë Gashi, ka deklaruar se z, Kadri Veseli do të ketë çfarë të jap material në Hagë, për periudhën e luftës dhe të pasluftës.

“Z. Kadri veseli ka udhëtuar në Hagë ku do të intervistohet në cilësi të personit që do të ndihmojë që Prokuroria Speciale në Hagë të ketë njohuri bindëse për raste të caktuara që janë interes i saj për të ditur më shumë për ngjarjet që janë objekt hetimi për periudhën kohore nga 01.01.1998 deri më 31.12.2000.  Përafërsisht kjo periudhë është e ndarë në dy periudha kohore. Janë 18 muaj të luftes dhe 18 muaj të paqes. Dhe personi që ka me së shumti inforamata të sakta është pikërisht z. Kadri Veseli, pasi që ai ka qenë shef i SHIK-ut, nga  1998 deri më 2008”, ka nënvizuar Gashi.

Sipas tij, pa marr parasysh se në çfarë cilësie merret në pyetje, ai ka çka t`i ofrojë prokurorisë, respektivisht gjykatës speciale në Hagë.

 

“Unë shpresoj që ai të jetë ftuar në cilësi të të dyshuarit dhe do ta ketë pozicionin juridik shumë më të lehtë. Dhe e sygjeroj të mbrohet në heshtje. Pra të mos deklarojë asgje pasi ligji këtë ia mundëson. Dhe siç kanë vepruar edhe shume bashkeluftarë të tij. Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Ramush Haradinaj dhe shumë e shumë të tjerë që jan intervistuar në cilësi të të dysharëve.

Por prpkurori nëse pak ka dije juridike do ta marr në pyetje në cilësi të dëshmitarit dhe aty punët do të jenë më të vështira për zotin Veseli dhe shpresoj që ai me dijen e vet juridike dhe me ndihmën e avokateve të tij të përzgjedhur të gjej mënyrën më të mirë të mos e dëmtoj luftën e UÇK-së. Të mos e dëmtojë vetën dhe shokët e tij të luftës që janë të ftuar nga Gjykata Speciale të cilën e ka përkrahur shumë fuqishëm edhe vet zoti Kadri Veseli”, ka potencuar Gashi.

Ndërsa, sa i përket z. Hashim Thaçi, Gashi ka thënë se ka indikacione se ai ka mundur të jap deklaratë në Gjykatën Speciale, deri me tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat