Reagimi i fundit nga LDK-ja për postin e Presidentit: Ta keni të qartë...!

Aktuale

Reagimi i fundit nga LDK-ja për postin e Presidentit: Ta keni të qartë...!

Nga: N.Sh. Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:49
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, assesi nuk po mirren vesh për nënshkrimin e një marrëveshje që të bashkqeverisin, shkruan gazeta “Bota sot”.

Posti i Presidentit tashmë është bë moll sherri mes këtyre dy partive. Megjithatë, pritet që shumë shpejt të “pajtohen” dhe të arrijnë marrëveshjen e shumëpritur.

Së fundmi, Bedri Nika nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se duhet të gjithë ta kenë të qartë se, Zyra e Presidentit është themeluar dhe ndërtuar nga LDK-ja.

Ai thotë se historia e Kosovës nuk njeh që Presidenti i Kosovës të jetë zgjedhur pa kaluar në duart e LDK-së.

“Të gjithë ata që në një mënyre apo në një tjetër kundërshtojnë që LDK-ja ta ketë Presidentin duhet ta kenë të qartë që, Zyra e Presidentit është themeluar e ndërtuar nga LDK-ja, dhe se nuk njeh historia e re politike në Kosovë që Presidenti i Kosovës të jetë zgjedhur pa kaluar nga duart e LDK-së. Çdo proces ka një histori. Historia përsërit vetveten në mënyrën e saj!”, thotë zyrtari i LDK-së, Bedri Nika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat