Çamëria kërkon nga Albin Kurti ta zgjidhë edhe çështjen çame

Aktuale

Çamëria kërkon nga Albin Kurti ta zgjidhë edhe çështjen çame

Nga: K.M Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 16:47
Atdhe Geci, zëdhënës i Republikës së Çamërisë në ekzil

Në kohën kur po pritet të formohet qeveria e Republikës së Kosovës dhe menjëherë pas ndërtimit të institucioneve, ajo të përballet me bisedimet me Serbinë, e që nuk pritet që të jenë aspak të lehta, një tjetër çështje me të cilën me gjasë do të duhet të merret qeveria e Albin Kurtit, do të jetë edhe çështja çame.

Sipas burimeve të “Bota sot” nga Zëdhënës i Presidencës së Republikës së Çamërisë në ekzil (e shpallur më 30 tetor 2016), ata kanë tre deputetë të tyre në përbërjen e re të kuvendit të Republikës së Kosovës. “Ne kemi tre deputet në përbërjen e re të kuvendit të Republikës së Kosovës të cilët do të punojnë që çështja çame të ecë përpara. Kërkojmë nga Albin Kurti që përfundimisht të merret me zgjidhjen e çështjes së Çamërisë, apo me 23 mijë e 500 kilometra katrore tokë shqiptare”.

Atdhe Geci, zyrtarë i Republikës së Çamërisë në ekzil, për “Bota sot” ka thënë se i ndjeri ish-Presidenti, I cili u vra muaj më parë, ka pasur kontakte direkte me Albin Kurti, por edhe presidenti i tanishëm, Ali Aliu menjëherë pas arritjes së marrëveshjes së koalicionit nga VV dhe LDK, do të kërkojë një takim me qeverinë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat