Shukri Buja tha se e kërcënoi Wolker-in, Blerim Latifi: Bravo bre Shuk!

Aktuale

Shukri Buja tha se e kërcënoi Wolker-in, Blerim Latifi: Bravo bre Shuk!

Nga: A.M. Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 20:52
Blerim Latifi

Ish kandidati për deputet nga PDK-ja, Blerim Latifi, ka reaguar pas deklaratës së Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës, Shukri Buja, i cili ka thënë se e ka kërcënuar ambasadorin William Wolker për të thënë se Serbia ka kryer krime në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook, e pyet  Bujën se a është i vetëdijshëm çka ke thanë, dhe se ka paralajmëruar se mediat serbe do ta citojnë atë nesër.

Postimi i plotë:

Shukri Buja, ish komandant i UÇK-së, paska deklaru se " e ka kërcënuar vetë ambasadorin Wolker duke i thënë se nëse nuk deklarohet se Serbia ka bërë krim ky do i marrë të gjithë ushtarët e brigadës së tij e do t'i del përballë ushtrisë serbe, pra se do e dërgojë veten e ushtarët drejt vdekjes".

Bravo bre Shuk! Do të thuash se Wolker foli për krimin në Reçak pasi u kërcënua nga ti! A je more i vetëdijshëm çka ke thanë? Nesër gazetat serbe kanë me të citu gjerësisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat