“Ftesa për Thaçin nga Specialja nuk është befasi”

Aktuale

“Ftesa për Thaçin nga Specialja nuk është befasi”

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 22:39
Hashim Thaçi

Zyrtari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se deri më tash janë ftuar 250 ish-luftëtarë nga Gjykata Speciale.

Gucati ka deklaruar se nuk do të jetë befasi edhe nëse ftohet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Nuk është befasi nëse ftohet Thaçi, unë nuk e di a do të ftohet”, ka thënë ai.

Gucati për TV Duagjini ka thënë se të ftuarit iu kanë paraqitur Speciales dhe një pjese të tyre, iu është marrë pasaporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat