Nga Vetëvendosje për të fundit herë zbulojnë se sa ministri i takojnë LDK-së, kanë një paralajmërim për partinë e Isa Mustafës

Aktuale

Nga Vetëvendosje për të fundit herë zbulojnë se sa ministri i takojnë LDK-së, kanë një paralajmërim për partinë e Isa Mustafës

Nga: N.H Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 22:51
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Tali ka folur lidhur me koalicionin VV-LDK.

Ai në një shkrim të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se për partinë e Isa Mustafës, koalicioni VV-LDK, nuk ka alternativë tjetër.

Tali paralajmëron këtë të fundit, se nëse shkohet në zgjedhje të reja, humbësja më e madhe do të jetë pikërisht LDK-ja.

Ai mes të tjerave, tregon se LDK duhet të mjaftohet me Kryeparlamentarin dhe pesë ministri.

Ja shkrimi i tij:

Image
Driton Tali

Koalicioni LV - LDK, për LDK'ën s'ka alternativë.

Udhëheqësit e LDK'ēs e dijnë se poqëse shkohet në zgjedhje të reja humbësja ma e madhe padyshim do të jetë LDK!

Sepse Vjosa e rriti LDK'ën por tashti ate e djegën.

Andaj, në zgjedhjet e reja (nëse shkohet) duhet ta gjejnë një kandidat/e tjetër por me gjasa shumë më të vogla për suksese.

Këtë mesele e dijnë shumë mirë udhëheqësit e LDK'ës.

Ata tashti veç po kqyrin sa ma shumë me përfìtu se për ndryshe futën në koalicion edhe pa e marrë postin e presidentit.

Kryeparlamentari dhe pesë ministri mjaftojnë sa të duash!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat